Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku të dielën porositi se frika ndaj emigrantëve është e kuptueshme, por është mëkat nëse ajo nxit rebelim dhe armiqësi ndaj emigrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Papa ftoi emigrantët, refugjatët, azilkërkuesit, emigrantët e sapoardhur dhe emigrantët e brezit të dytë në një meshë të veçantë të mbajtur në bazilikën e Shën Pjetrit.
Ai foli për frikën e disa komuniteteve të cilët pretendojnë se me ardhjen e emigrantëve mund të prishet rendi i vendosur. Papa tha se kjo është e kuptueshme nga popullata, por kjo kalon në mëkat nëse “kompromenton respektin, bujarinë dhe nxit armiqësinë dhe refuzimin e të ndryshmes”.
Papa këtë mesazh e dërgoi në një kohë kur disa vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe SHBA-të planifikojnë të imponojnë pengesa fizike dhe ligjore për ardhjen e emigrantëve.
Papati i tij pesë-vjeçar u shënua në solidaritet të thellë me refugjatët dhe emigrantët si dhe me thirrjet e tij ndaj vendeve për të ndërtuar ura të mirëpritjes dhe jo mure./360grade.al/