Kryeministri Edi Rama duke folur në emisionin e Ilir Babaramos, në Report Tv ka deklaruar se porositësi i vrasjes së Ivanoviç nuk ka shtetësi shqiptare. Ndërsa Lidhur me akuzat e Moskës për paternalizëm të Tiranës për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, Rama tha se ndihet krenar, kur akuzohet se mbron interesat e shqiptarëve.
Kryeministri u shpreh optimist edhe për hapjen e negociatave me BE duke theksuar se 2018-a do jetë viti i Shqipërisë.
“Nuk do e riaktivizojmë ligjin për importin e mbetjeve, deri sa të dezintoksikojmë atë pjesë të opinionit publik, që është kundër”, tha ai.