Home KRYESORE Rama thote se Ligji absurd i luftës me Greqinë do jetë një...

Rama thote se Ligji absurd i luftës me Greqinë do jetë një dokument, por nuk flet per demet qe ka sjellle ky ligj per shqiptaret!

Kryeminsitri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me bisedimet mes delegacioneve shqiptare dhe atyre greke në lidhje me çështjet e pazgjidhura mes vendeve.

Kryeministri tha në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, se janë në tryezë të gjitha çështjet që për Shqipërinë kanë pasur rëndësi, duke përfshirë edhe çështjen e pronave të shqiptarëve, apo çëështjen çame që grekët nuk e njohin, por nuk flet per demet qe ka sjelle kjo qasje e Greqise ndaj shqiptareve qe kane prona te patjetersueshme ne Greqi!

“Jemi në proces por të gjitha çështjet janë në tavolinë, që nga ligji absurd i luftës deri te çështjet që kanë të bëjnë me lehtësimin maksimal të shqiptarëve në Greqi lidhur me procedura që kanë qenë ngarkesë për ta.

Ligji i luftës do jetë një dokument që i mbetet historisë. Synimi është të nënshkruhet një dokument i ri partneriteti strategjik.

Nuk dua të jap detaje se nuk kemi konkluzione por dua të them që të gjitha çështjet që për ne kanë pasur rëndësi dhe u bënë shkak i një periudhe të nxehtë janë në tavolinë, për të gjetur zgjidhje përfundimtare, pasi e shkuara na ka mësuar se këto çështje në momente të caktuara, për arsye të caktuara kthehen në problem mes vendeve”, tha Rama.

Share: