Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla ka komentuar sjelljen e opozitës që ka braktisur konferencën e kryetarëve pas kërkesave për dorëheqjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Balla publikoi në Instagram fotografinë e karrigeve bosh të deputetëve të opozitës ku e cilëson si fat të keq për vendin dhe tha se: Fati i keq për Shqipërinë për këtë opozitë që ka. Bojkotojnë detyrën kushtetuese në ditën kur Konferenca e Kryetarëve diskuton fillimin e procedurave për ngritjen e KLP, KLGJ edhe për 9 ligje të tjera të paketës së reformës në drejtësi. E vetmja opozitë në botë e bërë bashkë prej frikës nga DREJTËSIA” shkruan Balla pas nje deklarate live per shtyp.