Arrestohen dy shtetas për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”
Më datë 24.01.2018, rreth orës 02:00, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Pal Maletaj, 58 vjeç, banues në Tiranë; Fatjon Maletaj, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi u bë pasi dyshohet se në Fushë Mëzez, kanë marrë me forcë shtetasin T.S., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.
Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal./360grade.al/