Home KRYESORE Sherr masiv në një restorant në Itali, të përfshirë shqiptarë, vendas e...

Sherr masiv në një restorant në Itali, të përfshirë shqiptarë, vendas e rumunë. Arsyeja shokuese!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një restorant në Treviso në Itali ku fëmijët e një tavoline janë bërë problematikë duke bërë zhurmë.

Mediat italiane shkruajnë se edhe pse në shumicën e restoranteve italiane nuk pranohen fëmijët, pronari ka lejuar grupin që kishte prenotuar një tavolinë në këtë restorant, t’i lejojë ata.

Por, fëmijët duket se kanë qenë të lëvizshëm aq sa kanë shkaktuar zhurma dhe probleme në restorant duke irrituar kështu edhe klientët e tjerë.

Kamerieri prej disa herësh i ka tërhequr vëmendje prindërve për të mbajtur qetësi fëmijët, por kjo gjë nuk ka ndodhur, për të mos thënë se ka ndodhur më e keqja.

Njëra nga nënat është irrituar kaq shumë nga thirrja e kamarierit, sa ka shkuar në banak dhe ka kërkuar një gotë verë të cilën ia ka hedhur në fytyrë pronarit të restorantit.

Aty situata ka marrë përmasa të tjera, ku në sherr u përfshinë rumunë, shqiptarë e italianë të cilët kanë kërcënuar se do t’ia djegin lokalin.

U desh ndërhyrja e karabinierëve për të qetësuar situatën, shkruajnë mediat. Megjithatë, në një pikë të caktuar familja nuk pranoi të paguante faturën. Tani avokati i pronarit italian është gati të paraqesë një padi për lëndime, kërcënime dhe shpifje./360grade/.al

Share: