Home KRYESORE Shifra alarmante/ Në 10 ditë janë vetëvrarë 7 persona

Shifra alarmante/ Në 10 ditë janë vetëvrarë 7 persona

Vetëvrasjet në vendin tonë vazhdojnë të qëndrojnë në shifra të larta dhe alarmante.

Edhe pse jemi në ditët e para të vitit të ri, shifrat e akteve të vetëvrasjes janë mjaft të larta. Vetëm në këto 10 ditë të para, katër meshkuj dhe tre femra në gjithë vendin vendosën t’i japin fund jetës së tyre.

Tre persona i kanë dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë (në bashkitë Memaliaj, Berat, Kuçovë), tre me vetëvrasje me armë zjarri (Korçë, Gjirokastër, Fushë-Krujë) dhe një me hedhje nga pallati (Vorë).

Rastet: 

2 janar 2018 – Një person është gjetur i pajetë në fshatin Porodinë të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa viktima është identifikuar si shtetasi Hysni Myrtollari, rreth 67 vjeç, pronar i një pularie.

2 janar 2018 – Në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B. M., 44 vjeç, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

3 janar 2018 – I jep fund jetës, kur të gjithë nuk e prisnin, kjo pasi 53-vjeçari Nasip Kalemi kishte shkuar te vëllezërit e tij në Iliras në Memaliaj për të festuar së bashku Vitin e Ri. Kalemi, i cili banonte në Fushë-Krujë, u gjet i pajetë në banesën e vëllezërve të tij, pasi kishte pirë fotoksinë.

5 janar 2018 – Një 32-vjeçare ka humbur jetën në Berat, pasi ka konsumuar lëndë helmuese. Burimet nga policia thanë se shtetasja E. Ç., 32-vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar fotoksinë. Mësohet se 32-vjeçarja ka humbur jetën më vonë në spital, ndërsa mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

5 janar 2018 – Vetëhelmohet dhe i jep fund jetës së saj në kulmin e saj! Një vajzë 22-vjeçare, I. Ç., nga fshati Vodëz, Kuçovë, i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë, duke pirë fotoksinë. Ajo ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Beratit.

6 janar 2018 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme ku në oborrin e shtëpisë është gjetur i vetëvratë me armë zjarri një i moshuar. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se dje rreth orës 06:30 në fshatin Fushëbardhë është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R. O., i cili dyshohet se vuante nga skleroza.

10 janar 2018 – Një 17-vjeçare i ka dhënë fund tragjikisht jetës së saj duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës. Sipas të dhënave të para mësohet se adoleshentja e Esma T., është vetëvrarë me pistoletë në banesën e saj. Ndërsa trupi i pajetë i vajzës është gjetur nga familjarët. /shekulli

Share: