Home KRYESORE Studimi i ri: Tumori mund ‘të fiket’ njësoj si një kompjuter

Studimi i ri: Tumori mund ‘të fiket’ njësoj si një kompjuter

Tumori mund ”të fiket” ose ”ndizet” njësoj si një kompjuter, kjo falë bllokuesve të rinj molekularë që, duke vepruar mbi shumë shënjestra njëkohësisht, modifikojnë ”kartën e identitetit” të shkruar mbi ADN-në e qelizave tumoriale, duke i bërë të kthehen në normale ose duke i shtyrë drejt vetëvrasjes, sipas testeve të para laboratorike të publikuar në revistën “Nature Communications” nga Universiteti i Pavias dhe ai i “La Sapienza” në Romë, në bashkëpunim me atë amerikan “Johns Hopkins University” dhe “Boston University”.

“Prej më shumë se 10 viteve studime të mbështetura nga Shoqata Italiane për Kërkimin mbi Kancerin (AIRC), kemi arritur të ideojmë këto molekula të vogla që kanë aftësinë të godasin në mënyrë selektive dy shenjestra të veçanta por të lidhura në funksione dhe afër në hapësirë”, thotë Andrea Mattevi, profesor i biologjisë molekulare në Universitetin e Pavias. “Kjo ishte një provë e bukur e krijimtarisë kimike. Mjafton të mendosh që filluam nga një molekulë që përdorej kundër depresionit dhe Parkinsonit”, thekson ai. “Këto modifikime kimike, që quhen epigjenetike, kanë të përcaktuar identitetin e qelizës.

Qeliza tumoriale është një qelizë ‘e çmendur’ dhe ne shfrytëzojmë krizën e saj të identitetit për ta goditur. Ose e ripërtërijmë duke e kthyer siç ishte në origjinë, ose e shtyjmë drejt vetëvrasjes”, shpjegon Mattevi. “Është ende herët për të folur për aplikime tek njeriut. Deri tani kemi marrë një provë në parim. Molekulat janë selektive, nuk godasin qelizat e shëndetshme dhe mund të përdoren në doza relativisht të ulëta. Shpresojmë se shumë shpejt mund të bëhen barna të vërteta”, thekson profesori i biologjisë.

Share: