Home KRYESORE Taulant Balla “sulmon” Monikën: Nuk e meritonte Shqipëria ballon e çizmeve firmato

Taulant Balla “sulmon” Monikën: Nuk e meritonte Shqipëria ballon e çizmeve firmato

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force Taulant Balla foli ndër të tjera edhe për seancën të vitit 2017 në kuvend. Kujtojmë që kjo seancë pati përplasje të forta për faktin, që opozita kundërshtonte procedurën e votimit të Kryeprokurores.

Në fjalën e tij, Balla falënderoi kolegët që nuk ranë pre e dhunës, provokimeve dhe gjuhës së rrugës, sikurse e quajti ai. “Ishte një seancë që e dobësoi Shqipërinë. Ndjesë për shfaqen e radhës, në përpjekjen e dëshpëruar për bllokimin e reformës në drejtësi”, u shpreh Balla.

Por ndërsa nuk tha asnjë fjalë për çështjen Tahiri, drejtuesin e partisë së Tiranës, që sigurisht nuk ishte aspak nder për këtë forcë, Balla nuk harroi të kujtonte këpucën e Monika Kryemadhit, hedhur në drejtim të Kryeministrit Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve u shpreh se Shqipëria nuk e meritonte ballon në ajër të çizmeve firmato.

Share: