Home KRYESORE Të martën takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë

Të martën takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel të martën e ardhshme më 16 Janar.

Lajmin e ka bërë të ditur Avin Arifi, i emëruar shef për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës, në një intervistë për Klan Kosovën.

“Pritet të ketë takim në Bruksel dhe ne kemi filluar përgatitjet dhe do të jenë takime tre-ditore”, ka treguar Arifi.

“Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione sa i përket kësaj vizite”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Arifi ka treguar se bisedimet do t’i udhëheqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol të implementimit të marrëveshjeve të arritura.

Share: