Përktheu Elona Caslli
A të pëlqej?
Asnjë përgjigje.
Heshtja kërceu dhe ra nga gjuha e tij
dhe u ul midis nesh
dhe mbushi grykën time.
Heshtja theri besimin tim.
Shqeu cigaret nga goja ime.
Shkëmbyem fjalë të verbra
dhe unë nuk qava,
nuk u luta,
por terri mbuloi veshët e mi,
terri shpoi zemrën time
dhe diçka që më parë kish qenë oksigjen i butë
u shndërrua në sobë gazi.