Home KRYESORE Tension në Fier, naftëtarët përplasen me policinë gjatë protestës

Tension në Fier, naftëtarët përplasen me policinë gjatë protestës

Naftëtarët e ARMO-s kanë dalë sërish në protestë përpara prefekturës së Fierit. Duket se situata është tensionuar teksa policia tentoi ti shpërndajë protestuesit. Naftëtarët janë revoltuar dhe perveçse protestuan para Prefekturës dhe bllokuan rrugën duke marshuar mes për mes qytetit.

Naftëtarët kërkojnë sot përgjigje nga prefekti, duke kërcënuar se do të përshkallëzojnë protestën, duke e zhvendosur atë në Tiranë ditën e hënë.

Ndër të tjera, naftëtarët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë zgjidhje për dy kërkesat e tyre, duke paralajmëruar se do të bëjnë atë që bënë minatorët në vitin 1992.

Më tej, naftëtarët e ARMO kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë partie politike, por duan vetëm rikthimin në punë.

Share: