Home KRYESORE Thaçi takon Vuçiç në Davos: Na duhet marrëveshje historike për ruajtjen e...

Thaçi takon Vuçiç në Davos: Na duhet marrëveshje historike për ruajtjen e paqes

Pas ngjarjes së rëndë, vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic në Mitrovicë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar për herë të parë Presidentin serb Vuçic. Siç shkruan vetë në facebook, Thaci synon arritjen e një marrëveshje historike me Serbinë.

Statusi në facebook i Presidentit Thaçi

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sot zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve.

Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Share: