Home KRYESORE TRITAN SHEHU NE KESHILLIN E EUROPES: VAZHDIMI I MONITORIMIT TE SHQIPERISE, DOMOSDOSHMERI

TRITAN SHEHU NE KESHILLIN E EUROPES: VAZHDIMI I MONITORIMIT TE SHQIPERISE, DOMOSDOSHMERI

I nderuar Z. Kryetar!*

Eshte nje kenaqesi per mua te flas sot para jush per procesin e monitorimit te Shqiperise nga ana e Asamblese se Keshillit te Europes. Se pari desheroj tju falenderoj thellesisht per kete proces te zgjatur, por shume te rendesishme per vendin tone, qe vazhdon prej dy dekadash. Eshte pa dyshim nje kontribut I vecante qe kjo Asamble e nderuar I ka dhene e vazhdon t’i jape vendit tim, proceseve tona demokratike e rruges sone te integrimit europian. Ne e kemi mirepritur dhe vazhdojme jo vetem ta mirepresim, por edhe e konsiderojme te domosdoshme per Shqiperine e stabilitetin ne Rajonin tone, vazhdimin e ketij procesi monitorimi.

Nuk desheroj te konsumoj kohen tuaj me problemet akoma te mprehta te Shqiperise e Rajonit, por desheroj te theksoj vetem disa elemente. per te perforcuar mendimin e nevojes se vazhdimit te procesit te monitorimit.

Se pari, fenomeni me akut dhe I rrezikshem eshte ai forcimit te krimit e grupeve kriminale, qe po infiltron e po kontrollon si metastazat kancerogene nje pjese te institucioneve me te rendesishme te vendit. Ne si opozite arritem te miratojme ligjin per dekriminalizimin e institucioneve qendrore, duke filluar nga Parlamenti, por hapat e implemetimit te tij kane qene te ngadalta e te pjeseshme. Vertet ne arritem te nxjerrim jashte Parlamentit disa deputete me rekorde kriminale, apo te largojme disa Kryetare bashkise po te tille, por dua tju them se jemi vetem ne hapat e para te kesaj beteje per jete a vdekje te mbijeteses se demokracise dhe te rruges sone te integrimit ne BE, si te vetmen alternative qe kemi.

Se dyti nje baze te forte per rritjen e kriminalitetit pati mbushja e vendit me kultivimin e kanabisit, qe vecse forcoi grupet kriminale, lidhjet e tyre me institucionet, duke filluar nga policia e me tej shume me lart. Keto grupe me te ardhurat shume te medha financiare qe realizuan, deformuan edhe procesin e kaluar te votimit, nepermjet blerjes se votes per llogari te maxhorances se sotme.

Se treti keto rrethe kriminale, tashti te forcuara, jane hedhur ne trafikimin e drogave te forta, si duke krijuar boshtin e heroines nepermjet Shqiperise e ate te kokanines, e me tej ne trafikun e armeve.

Se katerti I gjithe ky proces, qe realisht jo vetem ka varferuar fshataret duke I larguar ata nga bujqesia normale, por dhe duke I perdorur si skllever e me tej terrorizuar e nenshtruar, ka deformuar edhe me shume demokracine.

Dhe te gjitha keto behen jo vetem nen heshtjen e institucioneve, qe duhej t’I luftonin, por ne bashkepunim me ato shume e shume here.

Pra te dashur miq kjo eshte nje lufte e ashper per te mbrojtur demokracine, vlerat europiane, lirite e njeriut, zhvillimin e integrimin e vendit, per fitoren e se ciles ne vazhdojme te kemi nevoje per ndihmen tuaj te vyer, prezencen tuaj edhe nepermejt procesit te monitorimit.

Nga ana tjeter kjo nuk eshte nje mbeshtetje qe i ipni vetem Shqiperise, por te gjithe Rajonit tone te Ballkanit Perendimor, ku gjerat, proceset e problemet nderthuren shume, qofte ato demokratike, qofte edhe veprimtarite kriminale e ato anti demokratike ne terresi.
Ju faleminderit

*FJALA NE ASAMBLENE E PERGJITHESHME TE KESHILLIT EUROPES

Share: