Home KRYESORE Video/ Flet djali i Inva Mulës dhe Piro Çakos : Në fillim...

Video/ Flet djali i Inva Mulës dhe Piro Çakos : Në fillim nuk e doja Hetemin! Si mund te ndodhte ndryshe!

Antoni Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Piro Çako. Ai vjen direkt nga Parisi dhe duket se 22-vjeçari ka trashëguar nga familja e tij genin e artistit.

Ai ka lindur dhe është rritur në Paris, ka disa kohë që i është përkushtuar muzikës dhe gjatë këtij viti është gati të debutojë si producent në skenën europiane të muzikës elektronike.

Por në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, ai ka folur për pasionet e tij por edhe për familjen, ose familjet.

Antoni flet edhe për marrëdhënien me motrën e tij 5-vjeçare: “Kam një marrëdhënie siç mund të ketë një 22-vjeçar dhe 5-vjeçare” thote ai duke shtuar se mezi pret që të rritet që të kemi një marrëdhënie edhe më të afërt.

Ndërsa për bashkëshortin e nënës së tij, Hetem Ramadani qe i bie te jete njerku i tij dhe sigurisht duhet te kete perfituar prej tij, ai shprehet:

Fillimisht kur u lidh me mamin, isha 13 vjeç, nuk e pranoja siç nuk e pranon çdo 13-vjeçar, sepse isha xheloz, por kur lindi Nina çdo gjë ndryshoi.

Tani me Hetemin kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kam shumë respekt. Është burrë shumë i mirë, kemi marrëdhënie shumë të mira dhe, e respektoj shumë”.

Nuk kish si te ndodhte ndryshe, por Antoni u shpreh edhe per babain e tij biologjik Pirro cakon dhe tha:

“Jam fansi më i madh i babait, jam shumë krenar për muzikën që ka bërë. Jo sepse jam djali i tij, por mendoj se është kompozitori më i madh, të paktën i gjeneratës së vet…”

Persa i përket mamase se tij sopranos Inva Mula Mula, ai thotë: “Mami im është zëri më i madh i rrymës operistike në Shqipëri edhe kjo është krenaria tjetër më e madhe e jetës time…”

Nëse bëhet i famshëm, Antoni emrin e artit dëshiron ta mbajë thjeshtë, “Çako” gje qe nuk dihet nese sopranoja Inva Mula e ka kundershtuar…

Share: