Home KRYESORE Video-Opinion/ Rezart Taçi flet nga Stambolli për kompaninë ARMO

Video-Opinion/ Rezart Taçi flet nga Stambolli për kompaninë ARMO

Nga Stambolli, Rezart Taçi ka ndërhyrë në emisionin Opinion në një lidhje telefonike. Ai është përpjekur të sqarojë raportin e tij me rafinerinë, duke theksuar se nuk ka asnjë detyrim ndaj shtetit shqiptar.

Deklarata e Taçit

Ndodhem në Stamboll, por në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të botës nuk kam asnjë dënim, asnjë detyrim ndaj shtetit dhe ndaj palëve të treta.

Kam dy vjet e gjysmë që nuk kam qenë në Shqipëri.

Armo është blerë 128 milionë e 750 mijë euro dhe brenda tre muajsh janë paguar edhe 40 milionë dollarë detyrime që kishte kompania shtetërore.

Gjatë menaxhimit tim në 5 vjet, kjo kompani ka punuar vetëm 6 muaj dhe në këto 6 muaj janë paguar të gjithë punëtorët e mi.

Unë si sipërmarrës pata një ide dhe e implementova me shumë pasion. Pas 11 vitesh studim dhe investimesh e bashkëpunim me ekspertë të ndryshëm, prezantova një plan binzesi në një tender ndërkombëtar. Ideja ime ishte për t’i dhënë vlerë asetve të Shqipërisë.

Pasi dola fitues, pagova paratë. Meqenëse ishte një ide goxha e studiuar, kam rritur rrogat dhe kam dhënë shpërblim për impenjimin e tyre. Gjithë bashkëpunëtorët e Armos janë të gjithë të sëmurë nga problemet e ambientit. Gjatë gjithë 5-vjeçarit nuk është akumuluar asnjë detyrim, përveç disa muajsh sigurime shoqërore.

Nuk janë paguar vetëm 170 milionë kur u ble, por edhe 230 milionë të tjera për të mbajtur bashkëpunëtorë pa punë.

Asaj industrie i janë bërë të gjitha ligjet, që ajo të mos funksionojë. Dhe kjo kompani nuk ka për të punuar kurrë, nëse nuk ka ekspertizë në institucionet e shtetit.

Rafineria e Ballshit, humb 3 milione dollare ne muaj./Opinion.al

 

Share: