Një alarm zjarri ka shkaktuar kaos në studion e lajmeve në televizionin ITV News. Paniku detyroi spikerin e lajmeve të braktisë studion në mes të mes të transmetimit live.
Stafi u evakua nga studiot në Londër, ndërsa spikeri po prezantonte lajmet. Bradby duke i kërkuar falje shikuesve për ngjarjen e ndodhur, u tha se duhet të mbyllte edicionin informativ.
Besohet se alarmi i zjarrit ishte ndezur aksidentalisht dhe puna në studio filloi pas 10 minutash.