Home KRYESORE Vuçiç: Vrasja e Ivanoviç sulm ndaj Serbisë! Nëse nuk i gjen Kosova,...

Vuçiç: Vrasja e Ivanoviç sulm ndaj Serbisë! Nëse nuk i gjen Kosova, i gjejmë ne vrasësit

Presidenti serb Aleksandër Vuçic pasi terhoqi negociatorët nga Brukseli doli para medias dhe deklaroi se në Kosovë ka ndodhur një akt terrorist ndaj një shtetasi serb. Dhe ngjarja do të trajtohet nga Beogradi si e tillë.

“Ky akt është terrorist për shtetin e Serbisë dhe ne do ta trajtojmë si të tillë”, është shprehur Vuçiç në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Beograd.

“Autorët e këtij akti do të kapen, nëse këtë nuk e bëjnë atë organet e policisë së Kosovës do ta bëjmë ne”, ka thënë Vuçiç. Sipas tij, në mbledhjen e Këshillit është arritur vendosur ti dërgohet letër EULEX-it dhe UNMIK-ut që organet shtetërore të Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në territorin e Kosovës”.

“Është vrarë një njëri që është prind, bashkëshort dhe është shumë e sigurt që nuk ka qenë dikush që ka bërë thirrje për përleshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Kushdo që e ka bërë, serb, shqiptar, i huaj, ka kryer sulm ndaj familjes Ivanoviç, ndaj serbëve në Kosovë, në veri të Kosovës, ndaj serbëve në përgjithësi”, ka thënë Presidenti i Serbisë, raporton Klan Kosova.

Sakaq, ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç ka deklaruar përpara mediave: “Disa herë i kam thënë të largohej nga Mitrovica. Ivanoviç ishte më i sigurt në burg se sa në liri”.

Frikë për destabilitet pas vrasjes së Ivanoviç

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic shoqërohet me frikën për destabilitet në Kosovë. Edhe raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën, Igor Sholtes deklaron se është i shqetësuar për atë çka mund të sjellë ky akt tejet i rëndë në Mitrovicën e veriut.

“Situatat të tilla mund të rrezikojnë shumë gjendjen e sigurisë. Ivanoviç ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në proceset e demokratizimit të Kosovës”, u shpreh ai për DË, duke shtuar: “Unë shpresoj sinqerisht që kjo ngjarje nuk do të krijojë ndonjë zonë konflikti. Por fakt është që situata e paqës mund të rrënohet shumë shpejt atje. Mendoj se tani duhet të jenë të gjthë të arsyeshëm dhe të dy palët me dialog t’i ulin tensionet. Të dy palët duhet të punojnë instensivisht në evitimin e dhunës”.

Vrasja ka ndodhur vetëm dy ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit bëri thirrje shtetasve të saj të bëjnë kujdes pasi mund të ndodhin akte terroriste në Kosovë. Vrasja e Oliver Ivanoviçit në veri të Kosovës, ndodhi në kohën kur Prishtina dhe Beogradi, në Bruksel rinisën dialogun teknik të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini. Ndërkohë Beogradi ka vendosur që të ndërprejë këtë takim dhe të tërheqë nga Brukseli delegacionin serb, të udhëhequr nga Marko Gjuriç. /Opinion.al

22
Share: