Prej kohësh, ish-Missi i njohur Xhensila Pere merret me biznes, por nuk e ka lënë mënjanë edhe ekranin. Sapo i jepet mundësia për të qenë pjesë e ndonjë projekti në ekran, Xhensila nuk thotë kurre: Jo.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss World 2014, e ftuar në Pop Culture, ndau me publikun emocionet e fitores në DWM, ndjesinë pas kupës së merituar, por u përball edhe me pyetjet pikante të Dojnës dhe Kelvit.
Pak muaj më parë, titujt se Xhensila është e gatshme të luajë filmin e parë pornografik shqiptar pushtuan të gjitha portalet. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë bukuroshja. Siç rrëfeu Xhensila, aktrimi është një fushë e artit, të cilën nuk e ka provuar asnjëherë, ndaj do të eksperimentonte, pse jo? Por jo me role të zakonshme, përkundrazi, me role të guximshme.
Kështu, duke e konfirmuar dëshirën për të luajtur në filmin e parë pornografik në Shqipëri, Xhensila tha: “Nëse do ishte nga një regjisor tamam dhe një projekt i mirë, po do e bëja”, Por pyetjes me cilën vlerë do të ishte e kënaqur? Supozimit të Kelvit, për 100 mijë euro, 200 apo për 700 mijë euro, Xhensila refuzon, ndërsa për 1 miliard… “Për 1 miliard? Po them Po që tani”, – tha me të qeshur Xhensila…