Home KRYESORE Zbardhen detajet/ Ç’ndodhi në Ministrinë e Brendshme, “kokat” në aksion për peshqit...

Zbardhen detajet/ Ç’ndodhi në Ministrinë e Brendshme, “kokat” në aksion për peshqit e mëdhenj

Para pak minutash në ministrinë e Brendshme u mblodh Task Forca për operacionin “Forca e Ligjit”.

Fillimisht u fol për një takim kokë më kokë mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj e kryeprokurores Arta Marku por në fakt bëhet fjalë për mbledhjen e Task-Forcës dhe rezultatet që priten të dalin nga operacioni aq shumë i trumbetuar që ka edhe asistencën e agjentëve të FBI.

Në këtë takim ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kreu i SHISH Helidon Bendo si dhe kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku.

Takimi zgjati 45 minuta dhe u diskutua rreth rezultateve konrete për goditjen e krimit e pasurive të vëna në mënyrë kriminale. Kjo mbledhje vjen në kohën kur të gjithë po presin arrestimin e “peshqve të mëdhenj” sikurse është premtuar dhe deklaruar edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili foli konkretisht për fillim janarin e vitit 2018 si kohën e arrestimeve. Jemi në dy javorshin e fundit të janarit por deri tani s’kemi parë ende asnjë arrestim veç emërimeve e shkarkimeve në rang prokurorësh.

Share: