Home KRYESORE Zyrtarizohet kandidati përballë Dukës, gara e nxehtë për kreun e FSHF-së

Zyrtarizohet kandidati përballë Dukës, gara e nxehtë për kreun e FSHF-së

Në datën 7 të muajit të ardhshëm, Asambleja Zgjedhorë e Federatës Shqiptare të Futobllit do të zhvillojë punimet e saj ku pika më e nxehtë dhe e rëndësishme është ajo e zgjedhjes së presidentit. Armando Duka prej katër mandatesh është në krye të institucionit të futbollit në vend dhe kandidatët në të kaluarën kanë qenë të papërfillshëm, çka ka bërë që ai të fitojë lehtësisht.

Por, këtë herë gjërat kanë ndryshuar dhe përballë Armando Dukës, do të qëndrojë Bashkim Fino. Ish-kryeministri i vendit dhe deputet prej shumë legjislacionesh do të japë dorëheqjen sot nga posti i deputetit me një kërkesë dorëzuar Kuvendit dhe do të futet në garë për të qenë në krye të FSHF-së. Pritet një garë e ashpër edhe pse Duka është më i favorizuar. Futbolli në vend do të ketë një muaj të nxehtë dhe parashikohet që fushata të prodhojë shumë të papritura.

Share: