T’i shkruash Mbretëreshës së Anglisë nuk është diçka që e bën çdokush. Aq më pak t’i kërkosh një qen të racës Corgi që ajo i pëlqen shumë. Megjithatë, dikush e ka marrë guximin ta bëjë këtë dhe është një djalë 9-vjeçar nga Goito në provincën e Mantovës.
Djali ka një pasion për kafshët, në veçanti për Corgi-t, qentë të cilët janë bërë të famshëm sepse janë edhe pasioni i Mbretëreshës.
Në fillim të muajit janar, fëmija ka marrë një laps dhe një letër dhe së pari ka bërë një dizajn të bukur, për të shkruar më pas kërkesën e pabesueshme.
”E dashur Mbretëreshë, ju keni shumë qenushë Corgi dhe dini ku t’i gjeni. A mund ta kem edhe unë një?
Ai e ka mbyllur letrën duke shkruar:
“Gjithsesi, je ti Mbretëresha dhe bëj si të duash”.
Prindërit e kanë postuar letrën bashkë me vizatimin dhe e kanë paralajmëruar të birin se është e vështirë që Mbretëresha të kthejë një përgjigje.
Siç shihet edhe në foto, duket se Mbretëresha ia ka plotësuar dëshirën djaloshit.