Home KRYESORE Abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan, Apeli lë në burg Dashamir Xhikën...

Abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan, Apeli lë në burg Dashamir Xhikën dhe 2 ish – zyrtarë

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” pa afat për ish-drejtorin e ARRSH Dashamir Xhika, si edhe dy ish drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Aliten dhe Aksel Qurdukën.

Janë nëntë shkelje të cilat i ka gjetur auditi i Ministrisë. Dje ishte ministri Gjinkuri, kreu i institucionit që ka bërë kallëzim penal i cili dha detaje nga auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 53 milionë dollarë.

Share: