Home KRYESORE ATË KAM THËNË NDONJËHERË… NGA RITA PETRO

ATË KAM THËNË NDONJËHERË… NGA RITA PETRO

A të kam thënë ndonjëherë
Se dua të vdes në pranverë
Bashkë me ty,
Përkundur në një shtratshilarës
Varur në degën e një lisi plak,
Kur të mos kemi më fuqi për të vrapuar,
Kur të mos kemi më fuqi për të vallëzuar,
Kur të mos kemi më fuqi për aventura
Kur të mos mundim më ta bëjmë,
Vetëm dielli do të na i ngrohë fytyrat
Puthitur nga frymë e njëri-tjetrit…
Unë e kam provuar njëherë
Te kasollja në mal,
Sapo kishte shkrirë dëbora
Dhe pemët i kishin zënë ethet e pranverës;
Vdekja kishte shije eksituese
Të athët, si fryti ende i papjekur
(Apo më mirë t’i lemë krahasimet romantike)
Si seksi yt.

Share: