Home KRYESORE Autoriteti i dosjeve/Anëtarë për KLP dhe KLGJ rezultojnë si bashkëpunëtorë të sigurimit

Autoriteti i dosjeve/Anëtarë për KLP dhe KLGJ rezultojnë si bashkëpunëtorë të sigurimit

Kandidatët për anëtarë të KLGJ dhe KLP-së, dy prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë pas reformimit të saj, rezultojnë të kenë dosje si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit ose të kenë marrë pjesë në gjyqe politike.

Kjo pohohet nga Skender Vrioni, një prej anëtarëve të autoritetit të dosjeve. Demokratët denoncuan një rast, i cili ishte kandidat u përzgjodh me short për anëtar të institucioneve të reja, por nuk arriti të miratohej në Kuvend për shkak të votimit të cilësuar, pra 94 deputetë.

“Autoriteti ka verifikuar 64 figura të tilla, të cilat kanë kaluar filtrimin nga ana e autoritetit, ku mund të themi se në masën 3 deri në 5 % ka patur figura problematike. Jo vetëm si bashkëpunëtorë të sigurimit, por dhe gjyqtarë dhe prokurorë në procese politike të posaçme”, thotë Vrioni, raporton Klanplus.

Shpërndarja e informacionit në disa arkiva si dhe zhdukja e një pjesë të tij, krijon vështirësi për Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Mariglen Kasmi, anëtar i kësaj strukture pranon se dikush edhe mund t’u shpëtojë filtrave.

“Sigurisht që mund të ndodhë për vetë faktin se ky është një dokumentacion i trashëguar dhe ne e kemi marrë në këtë fazë, madje në një pjesë të madhe të painventarizuar. Por nga ana tjetër ne jetojmë në një shoqëri të hapur. Dhe kur ka diçka që nuk shkon ne vazhdojmë kërkimet dhe gjejmë diçka më pas”./opinion.al

Share: