Home KRYESORE Bilanc lufte në Vlorë/ Plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

Bilanc lufte në Vlorë/ Plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

Tre persona kanë mbetur të plagosur të martën në mbrëmje në qytetin e Vlorës, pranë Kishës Ortodokse. Nga burimet paraprake te Opinion.al, mësohet se persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me makinë, kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti “Fiat Punto” me targa italiane DJ252RC, në lagjen “28 Nëntori”.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Share: