Home KRYESORE Denoncimi/ Berisha: Kapitullimi i Edvinit dhe Ditziut te tij per çeshtjen çame,...

Denoncimi/ Berisha: Kapitullimi i Edvinit dhe Ditziut te tij per çeshtjen çame, eshte akti me poshterues ne historine tone!

Ish-kryeministri Sali Berisha, të dielën, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë kryer një nga aktet më poshtëruese të historisë tonë kombëtare.

Përmes një shënimi në Facebook, Berisha shkruan se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka informuar një deputet grek me një letër të botuar në media se në negociatat me Ramën dhe Bushatin ai ka siguruar si fushat e naftës dhe gazit më të mëdha në Jon dhe Mesdhe, por edhe kanë rëndë dakord që të zhdukin fjalët “çam” dhe “çamëri” nga çdo tekst shkollor dhe botim.

SIpas Berishës, kjo kërkesë e palës greke është albanofobe, fondamentaliste dhe e pashembullt në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Por, pranimi i kësaj kërkese nga Rama dhe Bushati është akt që kalon edhe masakrat e gjeneralit Zervëa dhe barbaritë e Enver Hoxhës ndaj Çamërisë.

Shënimi i plotë:

Kapitullimi i Edvinit dhe Ditziut te tij per çeshtjen çame, eshte akti me poshterues ne historine tone!

Te dashur miq, Ministri i jashtem i Greqise informoi nje deputet grek me nje leter te botuar ne media, se ne negociatat me Ramen dhe Ditziun e tij ai jo vetem ka siguruar fushat e gazit dhe naftes me te medha te Jonit dhe Mesdheut per Greqine por edhe se me palen shqiptare kane rene dakord qe te fshihen nga faqja e dheut fjalet “çam” dhe “Çameri”, te zhduken keto fjale nga tekstet, botimet, nga historia jone kombetare, gjeografia, debatet dhe çdo gje tjeter.

Kjo kerkese per palen greke perben kerkesen me albanofobe, fondamentaliste, te pashembullt ne historine e marredhenieve nderkombetare dhe une e kam denoncuar kete me forcen me te madhe.

Por vet diskutimi dhe pranimi i kesaj kerkese nga Edvini dhe Ditziu i tij eshte kapitullimi me poshterues i rregjistruar ndonjehere ne historine tone.

Me kete akt te paimagjinueshem Rama dhe Ditziu i tij kane tejkaluar edhe masakrat e Zerves dhe barbarite e Enver Hoxhes ndaj popullates te martirizuar te Çamerise dhe dheut shekullor te saj. Edi Rama dhe Ditziu i tij kane shkelmuar mbi gjakun, vuajtjen, sakrificat mbinjerezore te çameve, kontributin e tyre te pavdekshem ne historine tone kombetare por edhe ne lirine e kombit grek, themelimin dhe konsolidimin e Greqise se lire dhe te pavarur.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te nje tradhetie te pashembullt ne historine e kombit tone, kete pabesi dhe thike te tmerrshme mbas shpine ndaj çameve dhe Çamerise se martirizuar, u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi ne revolta kunder kesaj klike neobllokmenesh, qe per karriken e vet jane gati te shesin ne treg jo vetem çamet dhe Çamerine por edhe identitetin e kombit shqiptar! sb

Share: