Home KRYESORE Durrsakja përvetëson 900 mijë euro me anë të mashtrimit

Durrsakja përvetëson 900 mijë euro me anë të mashtrimit

Me anë të mashtrimit, një grua në Durrës, ka arritur t’i marrë një personi 900 mijë euro. Prokuroria bën me dije se shtetasja me inicialet O.D, i ka marrë një shtetasi që prej vitit 2016, shumën e madhe të parave nëpërmjet mashtrimit.

“Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit”, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016“, sqaron prokuroria.

Prokuroria sqaron se autorja e ngjarjes, vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes së shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.

Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.

Nisur nga dëmet e mëdha të shkaktuara, Gjykata ka vendosur sekuestron preventive për pesë pasuri të autores dhe familjarëve të saj me një vlerë mbi 300 mijë Euro.

Procedimi i saj ka nisur që datë 26 janar të këtij viti.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.

Share: