Nga Ilir Demalia
Sapo Ermal Meta me Fabricio Moro, mori çmimin fitues i Festivalit të Sanremos, u lëshuan O sa mirë me qenë shqiptarët, në rrahgjoksje e mburravecjen primitive për krenarinë Meta.
Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të krenohen me Ermal Metën pse ka origjinën shqiptare. Ermal Meta, gjithashtu nuk kishte pse ta evidentonte këtë se nuk e ndjente, e ndoshta-ndoshta dhe e bezdis.
Aq më pak kanë të drejtë të krenohen institucionet e artit shqiptar, shtetit shqiptar të matrapazëvë, banditëve, të paaftëve dhe antivlerave, si kulturore dhe morale. Kështu arti si avangardë që duhet të jetë për një art të lirë dhe dinjotoz dhe vlerë civilizuese e shoqërisë, ka mbetur punmarrës shtetror si dje që tashmë e dimë se çfarë arti na prodhuan dhe i bandave sot që e shikojmë çfarë bastardimi Vrimash po sjellin. Artsitët tek ne, shkrimtarët, historianët, intelektualët, media, kanë qenë dhe janë shërbëtorë të regjimeve politike në Shqipëri. Në postkomunizëm me këtë mender demokraci, partitë e mëmës parti janë ndarë në bandat përkatëse të partive-banda. Zvarranikët e artit, këta shërbëtorë te zellshëm lëvizin sa në një bandë në bandën tjetër si lavire të dritave të kuqe në shërbim të pimpave politik.
E gjithë kjo situatë ka bërë që Prindërit e Ermalit dhe shumë Ermalëve, ti marrin fëmijët dhe të bëjnë të gjitha sakrificat për ti rritur në një kulturë tjetër që nuk ka të bëjë farë me pellgun e zhabavë të shërbëtorëve të regjimit të radhës.
Ermali, dha edhe një mësim tjetër!
Keni parë se si vijnë “artistë” të ndryshëm si “këngëtare” që sherbejnë si escorta dhe nxjerrin zogun, “piktorë” “poetë” “shkrimtarë” e .t.c dhe prezantohen nëpër studiot televizive tip kafe mëhallash si artitistë me famë botërore dhe pastaj, vijnë dhe hapin një kafe për të kënaqur jargët e disa pleqve perverse që i ka ngel ora ke nostaligjite e socrealizmit ?!!
Jo, Ermalin as e kishim parë e as e kishim dëgjuar se ai punonte për suksesin dhe nuk kishte kohë të çfaqej i sukseshëm në llum-kazanin e kryekazanit mediatik e politik.
Ermali dhe të tjerë Ermalë, që do të jenë të sukseshëm si rezultat i punës së tyre dhe vëndeve përkatëse ku zhvillohen, dhe kultuarve që marrin në këto vënde, as nuk kanë pse krenohen me Shqipërinë që i dëboj dhe vazhdon ti dëboj.