Home KRYESORE Horoskopi, 21 shkurt 2018

Horoskopi, 21 shkurt 2018

Dashi
Jo gjithçka është e dukshme .Vështron rreth e rrotull lëvizjet e atyre që ju rrethojnë. Bëni mirë të mos udhëhiqeni nga zemra, veçanërisht në rastet kur keni të bëni me paranë. Do të merrni një vendim të mirë që do të ndikojë pozitivisht ne familjen tuaj. Studioni çdo lëvizje tuajën përpara se të veproni dhe të merrni një vendim.

Demi
Hapni zemrën tuaj dhe ndajini planet dhe mendimet tuaja me njerëzit më të besuar. Inputi që do të merrni do t’ju bëjë të ndiheni më të lirë dhe të mendoni pozitivisht për të ardhmen tuaj. Do t’ju jepet një shans të cilin nuk duhet ta humbisni. Në aspektin sentimental cdo gjë do të vihet në vijë falë një gjykimi më racional të gjërave. Bëni kujdes me paratë.

Binjakët
Besojuni instinkteve tuaja për tëe zgjedhur partnerët tuaj në biznes apo dhe për kualifikimin tuaj nga ana profesionale. Një dritare e re ju hapet nëse do të gërshetoni punën me imagjinatën. Në raportin në çift duhet të jeni më të kujdeshëm, pasi partneri/ja mund të ndihet i/e lënë pas dore.

Gaforrja
Do ta keni të vështirë te vendosni bazuar në atë ç’ka shihni apo këshillat e miqve tuaj. Duhet të keni çdo gjë të qartë dhe të jeni të bindur për atë çka dëshironi vërtet. Mos merrni risqe, jeni në një periudhë ku fati nuk ju ndjek. Kjo gjëndje është e përkohëshme. Shumë shpejt do të arrini atë që dëshironi dhe të ndiheni i realizuar profesionalisht.

Luani
Vendosini paratë në një vend të sigurtë. Përdoreni buxhetin tuaj zgjuarsisht dhe muajt e ardhshëm do ju sjellin akoma dhe më shumë shanse për ta dyfishuar atë. Jeni në një periudhë ku dashuria ju rrethon. Hapni zemrën dhe ndihuni të lirë të udhëhiqeni nga instinktet. Nuk do të zhgënjeheni.

Virgjëresha
Mos lejoni askënd tju mërzisë. Duhet të keni një pamje të qartë të asaj që ju kërkohet në punën tuaj të përditëshme. Bëni pyetje dhe përfshihuni në bisedë. Do e ndjeni veten të mënjanuar nga miqtë e ngushte por nuk duhet te shqetësoheni , është thjeshtë një përshtypje. Kujdes me paranë. Jeni në një kohë ku nuk duhet të shpenzoni shumë.

Peshorja
Mundohuni të jeni sa më kreativ në atë që bëni. Dilni nga shtëpia dhe socializohuni me njerëz nga të cilët mund të përfitoni diçka. Jo gjithçka që nuk e njihni është e keqe. Mundohuni të jeni më pozitiv dhe do të shihni që jeni të rrethuar nga njerëz të cilët ju duan të mirën. Ofertat për punë nuk do të mungojnë. Seleksiononi dhe zgjidhni atë që ju bën të ndiheni më mirë.

Akrepi
Merrni informacionin e duhur përpara se të bëni një lëvizje të gabuar . Dikush kërkon tju drejtojë në një rrugë te gabuar.Mos firmosni asgjë pa praninë e avokatit tuaj. Mundohuni të jeni më të qetë emocionalisht dhe të keni bindjen që gjithcka do të vihet në vijë shumë shpejt. Duhet vetëm durim dhe një punë e kujdesshme për të arritur objektivat tuaja.

Shigjetari
Një person që keni kohë që se keni parë do t’ju ndihmojë për të arritur atë që doni në këto momente. Ruani qetësinë dhe diplomacinë sidomos me kolegët me të cilët ndani aktivitetin tuaj të përditshëm. Do të keni shumë dyshime për ndjenjat tuaja lidhur me partnerin. Matuni mirë përpara se të merrni një vendim të nxituar.

Bricjapi
Mos dekonspironi planet tuaja për të ardhmen. Sot do t’ju vi një surprizë e cila do t’ju bëjë shumë të lumtur. Kontrolloni ndjenjat dhe përdoreni zgjuarsinë që ju karakterizon. Duhet të jeni të përpiktë në orar. Do të keni takim pune me shumë leverdi. Një shumë e madhe parash do t’ju trokasë në derë.

Ujori
Lëreni imagjinatën tuaj të lirë,vecanërisht në ndryshimet që doni të bëni sa I përket vendit tuaj të punës. Dikush po mundohet tju prish punë . Bëni kujdes dhe studioni cdo lëvizje të njerëzve që keni pranë. Sa i përket dashurisë , jeni në një periudhë shumë të mirë per të bërë njohje te reja .Ndjehuni komod dhe mos hezitoni të krijoni shoqëri .

Peshqit
Dikush kërkon tju mashtrojë. Bëni kujdes dhe analizoni cdo situatë me kthjelltësi.Mos u tundoni nga emocionet e forta. Mbani një qëndrim të ftohte ndaj atyre që kërkojnë tju provokojnë . Do të bëni një punë te mirë dhe do të njdeheni i vlerësuar moralisht dhe financiarisht. Mos harroni bëni kujdes me paratë .

Share: