Home KRYESORE Kandidate për Bashkinë e Shkodrës? Ja si përgjigjet zv/kryeministrja Mesi

Kandidate për Bashkinë e Shkodrës? Ja si përgjigjet zv/kryeministrja Mesi

Zv/kryeministrja Senida Mesi në “360grade” i’u përgjigj pyetjes së moderatorit Artur Zheji për mundësinë e një kandidimi për kreun e Bashkisë së Shkodrës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Unë jam deputete e qarkut të Shkodrës dhe zv/kryeministre. Vij nga një eksperiencë e gjatë në sistemin privat dhe sigurisht kam bërë dhe ato politika të qeverisjes vendore në dy vite në Shkodër, por detyrat që kam janë shumë sfiduese dhe dua ti realizoj më së miri.

Jam një natyrë që kur marr një detyrë e marr me përgjegjësi maksimale. Shkodrës i shërbej më së miri edhe në pozicionin, ku jam aktualisht, tha Mesi…

Share: