Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbri-Garden” ku u sekuestrua kokaina rekord ne magazinat e kesaj kompanie ne Maminas, duket se ka porositur edhe 613 kg kokainë nga Kolumbia, e per dyshimet qe kane rene mbi te, policia e ka shpallur ne kerkim.
Ai eshte aksioneri i vetem i kompanise, sic rezulton nga kerkimi ne QKR. Nga nje kerkim ne internet, rezulton se firma “Arbri-Garden” ka marre 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut permes agjencise doganore Panjiva, kryesisht eksporte nga Kolumbia.
Sakaq, njeri nga te arrestuarit nga policia, Donaldo Lushaj, figuron personi i autorizuar nga Arber Cekaj si ai qe mund te kryeje te gjithe veprimet prane QKR.
Ndersa ne QKR, Cekaj ka deklaruar si objekt te aktivitetit te kompanise se tij kete:
Investime ne fushen e medias, informacionit, reklames dhe marketingut. Import eksport, prodhim, tregtim i artikujve te ndryshem te te gjitha llojeve, me shumice dhe pakice si : Lule, fidane dhe bime te ndryshme te tjera. Tregtim artikuj te ndryshem blegtorale e bujqesore. Tregtim artikuj te ndryshem industriale.Tregtim te konfeksioneve te ndryshme.Tregtim artikuj te ndryshem ushqimore.
Prodhim materiale me baze bitumi sintetike. Ndertime civile, industriale,turistike,bujqesore deri ne 5 kate. Ndertime civile, industriale,turistike,bujqesore mbi 5 kate.rikonstruksione. Punime te mirembajtjes dhe sinjalizimit ne rurge, ndertim mbi shtresa rrugore. Ndertim ambjente dhe sistemim gjelberimi, parqe dhe lulishte. Eksport import.Punime karpenterie druri dhe metalike, etj.Magazinim frigoriferik për fruta – perime.