Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente në Kuvend për koncensionin e tre inceneratorëve, me Damian Gjiknurin, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho i ka dërguar një shkresë Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkon që interpalca të përfshihet në rendin e
Në kërkesën e PD thuhet se “muajt e fundit, Partia Demokratike, mediat dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë bërë publike një sërë dokumentesh që ngrenë hije dyshimi mbi koncesionet e dhëna nga qeveria për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Mënyra se si janë zhvilluar proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije të mëdha dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën e qeverinë.”
KERKESA E PLOTE E PD ME ARGUMENTET
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
Politika e ndjekur nga qeveria e Shqipërisë në lidhje me koncesionet ka qenë e mbuluar vitet e fundit me hije dyshimi të lidhjeve personale mes anëtarëve të qeverisë dhe bizneseve përfituese. Aq të forta kanë qenë këto lidhje, sa që jo rrallë herë edhe e mira publike dhe shëndeti i shqiptarëve është vendosur, e vazhdon të vendoset, në rrezik prej këtyre koncesioneve. Muajt e fundit, Partia Demokratike, mediat dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë bërë publike një sërë dokumentesh që ngrenë hije dyshimi mbi koncesionet e dhëna nga qeveria për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Mënyra se si janë zhvilluar proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije të mëdha dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën e qeverinë.
Përpara disa javësh kryetari i opozitës si dhe deputetë të tjerë kanë denoncuar këto veprime arbitrare që janë tërësisht të paligjshme dhe që ndikojnë në shëndetin e qytetarëve, por edhe në buxhetin e shtetit. Konkretisht, rezulton se një individ i vetëm i ndërlidhur me disa kompani në mënyrë të tërthortë apo të dukshme ka qenë përfituesi i vetëm i tre inceneratorëve. Gjithashtu, vërehet se praktika e ndjekur nga qeveria për dhënien e koncesionit në fjalë është abuzive, pasi është kompania e krijuar pak ditë përpara fitimit të këtij koncesioni që ka paraqitur një propozim të pakërkuar, dhe kompania nuk ka asnjë kontratë të ngjashme në këtë sektor. Duke ngritur kësisoj hije dyshimi mbi mënyrën e dhënies së tij.
Sakaq, njëra prej kompanive që ka fituar koncesionin e inceneratorëve është e regjistruar në Parajsat Fiskale të Vendeve të Ulëta (Holandës) duke shtuar edhe më dyshimin për një aferë korruptive që do të ketë pasoja të rënda jo veç në financat e buxhetit të shtetit, por edhe në shëndetin e shqiptarëve. Sot, kompania që ka fituar në mënyrë të dyshimtë koncesionin e inceneratorëve ka përfituar nga buxheti i shtetit 5.2 milionë euro për impiantin e mbetjeve në Fier, ndonëse ky i fundit nuk ka nisur akoma punën e banorët janë në protestë. Gjithashtu nga të dhënat e kontratës të bëra publike rezulton se qeveria do të detyrojë OSHEE që të blejë me një çmim të përcaktuar energjinë nga ky ent. Rrjedhimisht, shoqëria koncesionare do të përfitojë edhe nga shitja e energjisë elektrike, përpos përfitimeve të tjera, duke rënduar eventualisht edhe me rritjen e çmimit të energjisë për publikun.