I pari shqiptar që mori dritën jeshile drejt “Eurovisionit” ishte Eugent Bushpepa nga Festivali i RTSH, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në garën më të madhe të muzikës në Europë.
Ndërkohë Qipro vendosi një shqiptare si përfaqësuesen e tyre. Fjala është për Eleni Foureira e cila do të këndoj “Fuego”. Teksa, pak ditë më parë Itali përzgjodhi këngëtarin Ermal Meta për të kënduar në skenën e “Eurovision”.
Mirëpo, tani është zbuluar se një tjetër këngëtar po synon të këndoj në EuroSong. Fjala është për Shpat Kasapin, i cili i ka dërguar këngën e tij seleksionuesëve të Maqedonisë për këtë garë muzikore.
Mbetet të shihet nëse edhe Maqedonia, do të zgjedh një këngëtar shqiptar për ti përfaqësuar, kurse viti 2018 duket se do jetë vit i shqiptarëve në Eurovision.