Bashkëshortja e djalit të Presidentit Donald Trump, Vanessa Trump, është dërguar në spital si një masë paraprake pasi hapi një zarf që përmbante pluhur të bardhë, raportojnë mediat amerikane.
Letra i ishte drejtuar Donald Trump Jr, djalit të madh të Presidentit Trump, në apartamentin e tij në Manhatan.
Sipas burimeve policore, raportojnë mediat amerikane, Vanessa Trump dhe dy të tjerë në vendngjarje u dekontaminuan nga zjarrfikësit dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
Policia e New York ka deklaruar për BBC se testuan pluhurin e bardhë në zarf dhe konfirmoi se nuk ishte i rrezikshëm, e sipas tyre Vanessa Trump nuk duket të jetë e prekur fizikisht nga substanca.