Home KRYESORE LSI akuzë Ramës: Ja personi që emërohet drejtor, liruar nga detyra për...

LSI akuzë Ramës: Ja personi që emërohet drejtor, liruar nga detyra për shkelje administrative

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot një tjetër rast sipas saj flagrant, të emërimit të radhës nga ana e Rilindjes për njerëzit e vet politikë.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka denoncuar me foto, emërimin e Ledio Gjyles, si drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, person që sipas tij, ishte liruar më parë nga detyra për shkelje administrative.

Postimi i Braimllarit 

Kryeministri mashtrues emëron militant të Rilindjes.

Kryeministri ka emëruar Ledio Gjyla drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, i liruar më parë nga detyra për shkelje administrative. Ky është një Kryeministër që mashtron çdo ditë duke thënë se po reformon administratën publike. I thotë shqiptarëve që nuk ka më emërime politike dhe çdo gjë bëhet me konkurs. Si ka mundësi që konkurset “fiktive” i fitojnë vetëm njerëzit e Rilindjes???!!!#kryeministrimashtrues.

4
Share: