Ministri i Jashtem Ditmir Bushati nuk e ka kursyer ironine per Presidentin Meta sot ne Komision ku raportonte per marreveshjen me Greqine.
“I shkreti, e dinte gabim plotfuqinë”; “nuk kam ç’ti bëj 3 çështjeve: egos, paranojës dhe Saliu”; “marrëveshja dhe punët e shtetit nuk janë muhabetet që bëhen tek kafet e Kodrës së Diellit”.
Keto ishin disa nga shprehjet qe Bushati adresoi per Meten. E gjitha erdhi pasi Meta nuk i dha dakordesine per te vijuar me negociatat me Greqine.
Marrëdhënia mes Bushatit dhe Metës bëhet akoma më e vështirë pas deklaratave në distancë dhe deputetët e opozitës e pyetën Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme se çfarë ndodh nëse Presidenti nuk e jep autorizimin.
“Kushtetuta dhe ligji kanë tre momente që përcaktojnë përfshirjen e presidentit. 1- Lëshimi i autorizimit, 2-Autorizimi për të firmosur një marrëveshje, 3-Dekreti i marrëveshjes në fund.
Presidenti do të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin. Unë nuk kam arsye të mendoj gjëra që nuk ekzistojnë. Pranë ministrisë ka ardhur një letër ku Presidenca kërkon një informacion të ri për te lëshuar autorizimin. Kjo kërkesë madje nuk është firmosur as nga presidenti, por nga një zyrtar i autorizuar nga presidenti dhe ne do ta shqyrtojmë letrën e firmosur nga zyrtari dhe do të japim përgjigje” ishte deklarata e Bushatit në Komision.
Pas kërkesës së deputetëve të opozitës, Presidenti Ilir Meta u shpreh i gatshëm të dalë edhe ai në Komisionin e Punëve të Jashtme të kuvendit për një degjesë të ngjashme në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë.