Home KRYESORE Mbrojtësi shqiptar “tradhton” kombëtaren: Ndihem grek

Mbrojtësi shqiptar “tradhton” kombëtaren: Ndihem grek

Mbrojtësi pogradecar Enea Mihaj, i cili luan për skuadrën greke të Panteloikosit, tashmë duket se na ka “tradhëtuar”. 19-vjeçari i ka mbyllur derën njëherë e përgjithmonë Kombëtares shqiptare, duke deklaruar se ndihet grek dhe ëndërron fanellën e kombëtares helene. Ish-mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, i cili ka mbajtur veshur fanellën kuqezi në sfidën ndaj Izraleit U-21 në tetor 2016 dhe kundër Islandës U-17 një vit më vonë, tashmë na ka braktisur, shkruan panoramasport.

Në një prononcim për mediat greke, qendërmbrojtësi ka shpjeguar vendimin e marrë, gjithsesi ai nuk e fsheh forcën e Shqipërisë, duke deklaruar se Kombëtarja kuqezi ka shanse të shkojë përsëri në një Kampionat Europian.

“Është gjithmonë një nder për një futbollist kur e thërret Kombëtarja. Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, nuk është objektivi im të promovohem te ekipi kombëtar A i Shqipërisë. Kam refuzuar thirrjet e fundit nga përfaqësuesja Shpresa pasi kur rritesh, i kupton gjërat më mirë, nuk je më aq entuziast për ftesat.

E përsëris, është një nder kur të thërrasin në Kombëtare, por unë ndjehem më mirë nëse do të kem mundësinë të luaj në kombëtaren e Greqisë dhe ky është objektivi im për të ardhmen. A mund të arrijë Shqipëria përsëri në Europian? Mendoj se po, pasi ka lojtarë cilësorë. Pse jo?” u shpreh Mihaj për mediat greke./opinion.al

Share: