Temë kryesore në median greke, televizive e të shkruar, është bërë deklarata e Ramës në Kosovë. Mediat greke e kanë komentuar deklaratën e Ramës për nevojën e një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë si një dëshirë të shqiptarëve për Shqipërinë e Madhe.
“Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet”, apo “Edi Rama ëndërron si Erdogan; kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet”, këto janë frazat e përdorura në “Alpha Tv” nga gazetari i njohur Dhimos Verikios.
“Deklarata bombë e Ramës që mori përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Politiken e Jashtme, për rrezikshmërinë e lartë të ndryshimit të kufijve, mbetet ëndrra shqiptare”,
kështu tha gazetari Nikolas Vafiadhis në “ANT1 TV”.
Deklarata e kryeministrit shqiptar është publikuar në çdo media, të shkruar dhe vizive greke, në shumicën e rasteve me habi, me pikëpyetje dhe duke u komentuar se bie ndesh me deklaratat Kotzias për marrëveshje miqësore, negociata drejt konsensusit për kufirin detar, si dhe për dhënien fund të retorikës shumëvjeçare mes dy vendeve.
360grade.al