Kryemininistri Rama i është përgjigjur në daljen për shtyp me Presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Juncker, edhe pyetjes në lidhje me marrëveshjen e detit dhe mosdhënien e plotfuqishmërisë nga ana e Presidentit Meta për të vazhduar më tej negociatat me palën greke.
Kryeministri Rama u shpreh se; “Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por Presidenti ka kërkuar disa sqarime të shkruara në lidhje me negociatat që po kryhen. Sqarimet e shkruara janë dhënë dhe janë në tavolinën e Presidentit. Kam besim që Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do i japim zgjidhje të gjitha problemeve me fqinjin. A do të zgjidhet me sukses? Po do të zgjidhet me sukses, dhe është një arsye që Bashkimi Evripian ta vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz”