Home KRYESORE Panariti “godet” ku nuk e pret Ramen: Je bere si Mao…

Panariti “godet” ku nuk e pret Ramen: Je bere si Mao…

Ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar përmes një statusi në Fb, ndaj projektit të qeverisë për financimin e infrastrukturës në 100 fshatra. Duke lënë të kuptojë, që e gjithë kjo i ngjason në një farë mënyre komunizmit, që i sjell në mendje lulet e Maos, Panariti shkruan se këto histori do të kenë fatin e 100 ditëve të Napoleonit.

“Mjaft me këto farsat e 100 fshatrave pishtarë të zhvillimit rural! Boll më…! Sepse ende nuk na është shuar jehona e bllofit të fondeve për 100 fermat, 100 hektarëve, për të mos folur për 100 milionët e fondit të garancise për kreditin agrar. Këto historitë me njëqind fshatra më sjellin ndërmend, njeqind lulet e Maos, por do te kenë fatin e njeqind ditëve të Napoleonit”, shkruan Panariti.

Share: