Home KRYESORE Përplasja e anijeve në Egje, reagon Athina

Përplasja e anijeve në Egje, reagon Athina

Ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga qeveria greke pas incidentit të anijes turke dhe greke mesnatën e së hënës në ishullin e Imias në Egje. Një anije e patrullës ushtarake turke goditi homologët e tyre grekë, të cilët nga të dhënat paraprake mendohet se ishin të ndaluar në momentin e përplasjes.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por veç dëme materiale. Por ky incident konfirmon edhe njëherë tensionin mes dy fqinjëve.

Ministria greke e Flotës dhe Politikës Detare, konfirmoi incidentin, duke shtuar se rrethanat e tij janë ende të paqarta dhe se po hetohen. Sipas tyre nuk u përdorën armët dhe nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale. Anija e dëmtuar greke është dërguar në Leros për t’u riparuar.

Por mediat turke, të cilat ashtu si ato greke e kanë mbuluar gjerësisht lajmin, kanë tjetër version për ngjarjen. Sipas gazetës “Milliyet”, përplasja ndodhi sepse anija greke tentoi që t’i afrohej ishullit.


360grade.al

Share: