Home KRYESORE “Pijanec që ha plonc dhe pi raki”, Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës

“Pijanec që ha plonc dhe pi raki”, Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës

Deputeti Dashamir Shehi i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama se ai pasi ha dhe dehet, sulmon projektet e qeverisë pa argumente konkrete.

Shehi ka komentuar deklaratën e Ramës ku thotë se shefi i qeverisë ka fjetur vetë poshtë urave dhe se e ka marrë malli për groshë dhe pilaf.

Ai i cilësoi deklaratat për “Fax News” si pjesë të llumit me të cilin Rama merret.

“Vuan komplekset e një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plons, ky aristokrati i madh që ha haviar. Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto…” ka thënë Shehi.

Ndërkohë ai ka folur edhe mbi deklaratat e tij për investimet e Turqisë në Shqipëri.

“Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria.

Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë.

Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë.

Turqve u jemi mirënjohës, por në radhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë.

Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit.

Në sektorë strategjikë turqit janë gia prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës” tha Shehi.

Share: