Home KRYESORE Prokurori italian i Antimafias në Tiranë, takon Xhafën

Prokurori italian i Antimafias në Tiranë, takon Xhafën

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është takuar sot me Prokurorin Kombëtar italian të Antimafias dhe Antiterrorizmit Federico Cafiero. Lajmin e bëri publik vetë ministri Xhafaj me anë të një postimi në Twitter. Ai tha se me prokurorin italian janë disktuar çështje konkrete dhe me shumë interes për të dyja palët. Ja çfarë shkruan Xhafaj në postim:

“Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar

Me Prokurorin De Raho diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”/opinion.al

Share: