Home KRYESORE Raporti i Qeverisë me shoqërinë qytetare! Nga Ariana Bytyqi

Raporti i Qeverisë me shoqërinë qytetare! Nga Ariana Bytyqi

Të flasish për spektrin e organizimit qytetar, në veçanti të këtij rrjeti të organizimeve qytetare në Kosovë, përveç se është një detyrë tejet e vështirë, në spikamë ajo duket tejet sfiduese. Ndonëse, rrjete të këtilla në Kosovë kanë ekzistuar që më parë, periudha e pas vitit 1999, nxori në pah hovin e rritjes së këtij rrjeti dhe përfshirjen e tij në fusha të ndryshme të jetës e shoqërisë.

Institucionet gazetareske të sferës publike bashkëkohore janë: furnizuesit e informacionit në një treg mediatik me shumë shtresa, të strukturuara nga organizatat shoqërore, karakteristika të audiencës ekonomike të tilla si klasa sociale, statusi profesional dhe niveli arsimor. Terminologjia e saktë e përdorur për të dalluar këto tregje ndryshon midis komentatorëve dhe analistëve, dhe asnjë nga konventat e ndryshme të miratuara nuk janë plotësisht adekuate.

Shumica e tyre, i referohen “shtypit të cilësisë” kur përshkruajnë gazetat “broadsheet” të formateve të mëdha, për shembull, të cilat janë të pakënaqshme për sa kohë që supozojnë se “cilësia” është sinonim në mes të stilit dhe përmbajtjes së këtyre gazetave në veçanti, që nënkupton se organizatat, jo titujt “broadsheet “nuk mund të jenë gjithashtu me cilësi të lartë gazetareske. Ngjashëm me këtë, titujt më të mëdhenj të shitjes tradicionalisht janë quajtur tabloidë, por që atëherë titujt Mail dhe Express (në një kohë të dy broadsheets) miratuan madhësinë e gazetës së lidhur me tabloidet disa vite më parë.

Termi është bërë konfuz, dhe gjithnjë e më i padobishëm në një epokë kur ngjan tabloidizimi, i cili pothuajse universalisht përdoret si një term kritik i abuzimit. Emërtimi i kuq i tabloidit është një variant i përdorur nga disa analistë për të dalluar tabloidin e racizmit bazë (Sun, Mirror, Daily Star) nga tabloidet -sized ish-broadsheets (Daily Mail, Daily Express). Ne do të përdorim emërtimet elita, në mes të tregut, dhe popullor për t’iu referuar tre kategorive kryesore të mediave politike, që këto përcaktime të jenë në përgjithësi të zbatueshme për të dy transmetimet dhe shtypin.

Nga “elita” në këtë kontekst nuk nënkuptohet ndonjë superioritet cilësor në përmbajtjen ose stilin e një prize të veçantë; thjesht se audienca e saj përbëhet kryesisht nga ata të cilat janë sociale dhe statistikantët do të vendosnin atë, mbi mesataren shoqërore në aspektin e të ardhurave, nivelit arsimor ose profesional.

Një situatë e këtillë e pashmangshme, me plagë të marra nga lufta, institucione shtetërore në hapin e parë të hovit drejt zhvillimit dhe me mundësi të pakta për të ofruar shërbime të nevojshme deri tek qytetari i zakonshëm, qytetarët e shtetit të posaçliruar nga thundra dhe donatorët ndërkombëtarë, iu rrekën themelimit të një numri të madh të organizatave qytetare të cilat, siç pandehim shpesh t’i quajmë, u cilësuan si mekanizmi më frytdhënës për thithjen e fondeve, për ngritjen e të rrënuarës, dhe ofrimin e shërbimeve parësore për një vend, i cili posa kishte dalë nga kthetrat e luftës.

Edhe përkundër rolit thelbësor në tejkalimin e këtyre vrragëve, Sektori qytetar, kaloi edhe fazën e vështirësive të shumta, të cilat atë e përcjellin edhe gjatë ditëve tona. Një numër i madh sosh, të regjistruara (që sipas të dhënave statistikore afrojnë të sjellin rrumbullak numrin 6000), tanimë kanë humbur në peshë dhe nuk janë në veprim.

Ngritja e hovshme e sektorit joqeveritar, me përmasa të qytetarit, pasoi me përpjekje për rrjetëzim të këtyre organizatave të regjistruara, të cilat në shumë raste sollën edhe ndonjë sukses. Megjithatë, arësyeja e plotë e këtyre rrjeteve, ishin të shumta, për disa prej tyre në thelb kanë edhe nxitjen e rrjetëzimit të tyre nga donatorët dhe jo nga vetë kërkesat e vetë organizatave, të cilat ishin pjesë e këtij rrjeti, pastaj edhe paqartësitë e shfaqura rreth qëllimeve, kontributit dhe përfitimit të anëtarëve të këtyre rrjeteve, mungesa e koordinimit, informimit, si dhe nxitja e pamjaftueshme e anëtarësisë për të qenë aktive.

Duhet thënë se disa nga këto rrjete, të formuara asokohshëm, mbijetuan dhe vazhdojnë të jenë vepruese (Rrjeti i Grave të Kosovës). Megjithatë, përpos këtij rrjeti, edhe organizata të tjera janë aktive sidomos nëpër rrjete joformale ose të atypëratyshme, të cilat aktivizohen për çështje të caktuara. Tashmë njëri nga grupet e kësollojshme të rrjetëzimit është Grupi Këshillues për Avokim, i cili mbledh në strofullën e vet rregullisht 11 organizata, të cilat mbrojnë të drejtën në grup për çështje që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe grupeve që ata përfaqësojnë.

Një problem tjetër i Sektorit qytetar, jo vetëm në Kosovë është se një numër i madh i këtyre organizmave qytetarë nuk janë të zgjedhur, por ato shfaqen në sipërfaqe si grumbull njerëzish për të arritur qëllime të caktuara. Megjithatë, shikuar nga aspekti teorik, ato paraqesin një lloj të spektrit pjesëmarrës në rrjedhat demokratike dhe nivelet e përfaqësimit. Kësollojshëm, ato marrin legjitimitet dhe marrin pjesë në proceset e krijimit të opinionit publik rreth çështjeve të caktuara, të cilat i nuhasin jo duke u zgjedhur nga vetë spektri qytetar, të cilin mëtojnë ta përfaqësojnë ose për mirëqenien e tyre. Përballja me këtë “legjitimitet”, ngjan të jetë gjithëkohshëm një nga çështjet për të cilat gjithnjë duhet thënë. Sektori qytetar pra, e ka të domosdoshme, të bashkëpunojë me faktorët vendimmarrës si njërin nga mjetet për zgjidhje të çështjeve për të cilat angazhohet, qoftë përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë apo edhe duke kritikuar vendimmarrësit dhe në çaste edhe duke u përballur me atë përmes kundërshtive. Duke e vërejtur këtë diversitet dhe problem të përfaqësimit të qytetarit, një pjesë e vendeve të Evropës ka përzgjedhur që këtë problem ta pikasë përmes krijimit të platformave të veçanta të sektorit qytetar,të cilat do të merrnin përgjegjësi përfaqësimi në raport me sektorin publik.

Ky raport parimisht ka të bëjë kryesisht me përcaktimin e rregullave për bashkëpunim, ruajtjen e interesave të këtij sektori dhe parandalimi i keqpërdorimit të bashkëpunimi qoftë nga ana e shtetit apo edhe nga vetë sektori i OJQ. Këto platfotma për vetërregullim, ndryshojnë prej një shteti në shtet tjetër, megjithatë ato synojnë marrjen e përgjegjësisë nga ana e organizatave anëtare,përcaktimi i strategjisë së veprimit përballë strukturave të shtetit dhe mundësitë e brendshme të përzgjedhjes së mundshme.

Në të vërtetë, shumica e OJQ-ve, që po veprojnë në Kosovë, nëse do të donin të arrijnë tek një bashkëpunim i mirëfilltë, duhet medoemos ta kalojnë filtrin e ndryshimeve në strukturë, dhe kësisoj të krijojnë të ashtuquajturën masë kritike të OJQ-ve, të cilat do të kishin njohuri dhe aftësi për t’u shndërruar në vendosës të rregullt në bërjen e politikave qoftë në rrafshin lokal apo atë qendror.

Edhe pse, hasen vështirësi, OJQ-të në Kosovë duhet ta gjejnë formën për të ndërtuar një aleancë gjithpërfshirëse duke kyçur këtu, shumicën e organizatave që veprojnë në vend dhe kësisoj të shndërrohen në “palë e forcës” ndaj qeverisë në të gjitha format e bashëpunimit.

Marrë në përgjithësi, procesi i krijimit të bashkëpunimit të sektorit qytetar (në këtë rast OJQ-të në Kosovë) si dhe përcaktimi i përfaqësimit dhe përfaqësuesve legjitimë do ta shndërronte këtë proces në lehtësi realizimi. Përmes këtij përfaqësimi, dhe këtyre mekanizmave do të kishte për detyrë të nxisë dhe mirëmbajë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin gjatë punës së OJQ-ve, anëtare të këtyre rrjeteve, të cilat do të synonin dhe arrinin edhe përfitime përmes këtyre mjeteve për veprim. Kësisoj, ato do të vazhdonin të kryenin edhe qëllime dhe detyra të veçanta, të cilat do t’ia shtronin vetes, por tashmë duke përcaktuar qartë dhe me përpikmëri rregullat e veprimit dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e sektorit publik, duke vënë krahas kësaj në spikamë edhe mekanizma të caktuara mbrojtëse, të cilat do të përkujdeseshin për zbatimin parimor të rregullave të paravendosura.

Megjithatë, interesimi i shtuar i qeveritarëve, të djeshëm, të sotëm, por edhe të nesërm për ta ndihmiar dhe mbështetur materialisht sektorin qytetar, del të jetë si “Shpata e Demokleut”, ngase me lehtësi mund të ngjajë edhe poltizimi i OJQ-ve dhe përmes kësaj edhe të kontrollohet veprimtaria e tyre.

Pavarësia e OJQ-ve është gjithnjë një çështje së cilës duhet t’i përkushtohet një vëmendje dhe kujedes i veçantë dhe në këtë mënyrë të shfrytëzohen përfitimet nga bashkëpunimi me organet e qeverisë duke mos e dëmtuar thelbin e veprimit dhe organizimitë të OJQ-ve.

Kohën e fundit, përkundër asaj se Qeveria e Kosovës po financon organizata të caktuara të spektrit qytetar, edhepse këto mbështetje janë të mirëseardhura, shpërndarja e tyre pa kritere të përcaktuara me përpikmëri, mund të ngrejë dyshime mbi ndikimin e qeverisë mbi organizatat përfituese të këtyre fondeve.
Mbështetur në këto dyshime, dhe duke u mbështetur poashtu në përvoja të mira, në rajon dhe më gjerë, ndërtimi i strategjisë së përbashkët të bashkëpunimit, e cila duhet të merret si themel për ndërveprim sektorial dhe duhet nënkuptuar si proces i cili duhet të ndryshojë varësisht nga përvojat gjatë implementimit.

Megjithatë, nëse ky proces gjithpërfshirës dhe me nivele përfaqësimi, kjo strategji do të duhej që t’i nënshtrohej një mbikqyrjeje të rreptë, dhe e cila mëpas do të përshtatej me kërkesat, nevojat dhe përparësitë strategjike të Kosovës.

Share: