Home KRYESORE SHBA: Vazhdon debati kundër armatosjes së mësuesve

SHBA: Vazhdon debati kundër armatosjes së mësuesve

Në SHBA debati është i hapur dhe fronti në favor të lobit të armëve nuk është aq kompakt sa ishte dikur edhe pse Presidenti Trump ende mbështet NRA (Shoqata Kombëtare e Armëve).

Nga edukatori deri te sociologu të gjithë thonë se është një përgjigje e gabuar të armatosësh profesorët para një masakre, por kjo mund të jetë një përgjigje e drejtë për atë fetë të popullsisë amerikane që Trump përfaqëson dhe që John Ghunter që në vitet e dyzetë, në librin e tij “Brenda SHBA” (Inside USA) , i përshruan si të karakterizuar nga “lakmia, injoranca, mungesa e vlerave estetike, pasurimi i paskrupullt, zhurmës, mungesës së vizionit, mungesës së largpamësisë, standardizimit të tepruar, sjelljes së padisiplinuar.

Tema është poseidimi i armëve në Shtetet e Bashkuara dhe është kthyer në qendër të vëmendjes pas shtënave të Ditës së Shën Valentinit në një shkollë Florida: 17 të vdekur në Marjory Stoneman Douglas High School. Nga njëra anë ka pasur një lëvizje kundërshtimi ndaj përhapjes së armëve që duket ndryshe nga ajo e së kaluarës, sepse vjen nga të rinjtë dhe nga njerëzit e thjeshtë, jo vetëm nga intelektualët dhe gazetat. Nga ana tjetër ka përgjigje presidenciale për të dhënë një bonus për profesorët që vendosin të trajnohen për t’u përgjigjur me armë në raste të tilla në përputhje me politikën e Shoqatës Kombëtare të Armëve, lobin e armëve që flet për politizimin e tragjedisë të kthyer kundër tyre .

Fronti i pro-armëve është megjithatë më pak kompakt se më parë. Disa kompani të mëdha po eliminojnë partneritetin me NRA, kompania Hertz e makinave me qira, sapo e ka bërë këtë. Guvernatori i Floridas, republikani Rick Scott propozon të rrisë moshën për të blerë armë edhe ato gjysmë-automatike, nga 18 në 21 vjeç. Një masë që është kundërshtuar gjithmonë nga Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA).

Në anketat e viteve të fundit, 60% e amerikanëve janë në favor të kontrollit në rritje përsa i përket zotërimit të armëve nga qytetarët. Çështja është të kuptohet se çfarë nënkuptohet me kontroll. “Në SHBA – – ka pothuajse sa qytetarë po aq dhe armë, por ata që i zotërojnë në shtëpi janë midis 30 dhe 40% të amerikanëve. Ata janë të përqendruar në jug, në perëndim, në rajonet e pyllëzuara “.

Çështja atëherë nuk është t’i përgjigjesh zjarrit me zjarr. “Nuk nevojitet për të vënë armë në duart e mësuesve. Ne duhet të armatosim mësuesit me më shumë para në xhepat e tyre “, tha Robert Runcie, mbikqyrësi i shkollave publike të qarkut Broward, ku gjendet Shkolla e Mesme Douglas. Megjithatë, shumë shkolla po paralajmërojnë studentët se nëse do të shkojnë në manifestimet e planifikuara në SHBA në javët e ardhshme do të kenë pasoja. Mbikqyrësi i distriktit shkollor të Needvilit Independent School në Houston, Curtis Rodos, shkroi në Facebook: “Kushdo që merr pjesë në protesta politike do të pezullohet për tre ditë”./360grade.al

Share: