Home KRYESORE Sherr në TV, Berisha vs gazetarit Hoxha: Mos më ço mesazhe të...

Sherr në TV, Berisha vs gazetarit Hoxha: Mos më ço mesazhe të koduara. Berisha: Ke qenë në bandën e Haklajve

Ish-kryeministri, Sali Berisha, të hënën, është përplasur live me gazetarin Artan Hoxha në ‘News24’, në lidhje me çështjen e Artur Meçollarit, një nga anëtarët e grupit negociator për kufirin me Greqinë.

Ish-kryeministri ka ndërhyrë me telefon në debat, ku përmes një shënimi në Facebook, deklaroi se personi në fjalë është larguar nga detyra si spiun për palë të tjera.

Ai i është përgjigjur akuzave të gazetarit Artan Hoxha se në 2009-ën, grupi negociator u mbajt sekret.

Sipas tij, gazetari Hoxha është një gënjeshtar i paskrupullt dhe është i akuzuar në Itali se ka vrarë një dëshmitar.

“Ai sjell në studio trillime dhe mashtrime të paskrupullta. Nuk ka asgjë të vërtetë përveç shpifjeve të tij. Grupi negociator ka dalë disa herë. Kur njerëz apo përfaqësues të organizatave kriminale dalin në TV dhe akuzojnë është e turpshme” .

Pas këtyre akuzave, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Hoxhës, i cili i ka kujtuar çështjen e ‘21 janarit’, deri tek vrasjet në Tropojë.

Debati:

Hoxha:  Mbas marrëveshjes.

Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.

Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe aji nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.

Berisha: Je një gënjeshtar

Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Toropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.

Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.

Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që  je kapur në Tropojë që je kërkuar q ë të marrësh me  vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra.

Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Një njeri i dënuar dhe nga forcat e armatosura si agjendë është njeriu kryesor për këto negociata. Lidhur me deklarate shpifësit profesionit që është aty, kush është sharlatan…

Hoxha: Mos më co mesazhe të koduara mos më co mesazhe mesazhe të koduara. Ta njoh të gjithë skuadrën e killeave që ke mbrapa. Nuk me tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Nuk me ke trembuyar dot. Jo to po as Meta, as Ram

Berisha: Vetëm gazetar nuk të marrë unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, të strehonin…

Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me trup rojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, mos më fut, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj.Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jahstë.

Berisha:Të gjitha bandat që kanë qenë në shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bish e Haklajve është një turp i shekullit./opinion.al

Share: