Home KRYESORE Shoqëri e stresuar dhe qeveri e lumtur, rasti i Shqipërisë dhe i...

Shoqëri e stresuar dhe qeveri e lumtur, rasti i Shqipërisë dhe i Sirisë!

Doktoresha Arjana Rreli prej 30 vjetësh punon si mjeke psikiatre, nga të cilat 8 vjet në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër 3 në Tiranë tregoi per Top Channel se pacientet me ankth, stres dhe depresion jane shtuar se shumti keto vitet e fundit te cilat mund te korrespondojnë me ardhjen ne pushtet te qeverise Rama 1.

“Rreth 15 vizita kanë qenë gjithmonë, kurse tani rreth 30”, thotë doktoreshë Arjana per Top Channel dhe pas derës se saj ka vazhdimisht njerëz që presin të marrin një shërbim. Vetëm për 2017 në këtë Qendër të Shëndetit Mendor u kryen rreth 9000 vizita.

Por cila është diagnoza që has më shpesh në punën e saj doktoreshë Arjana Rreli?

“Ankthi, çrregullime të humorit, të personalitetit të të menduarit, por ankthi ka qenë dhe mbetet në vend të parë”, thotë doktoresha dhe te gjithë ne konsumatoret e jetës politike, publike dhe ekonomike, e dimë qe një përgjegjësi, te paktën politike, per keto rezultate ka qeveria qe na drejton.

Por pavarësisht kësaj situate, ne vazhdojmë te kemi ne ekranet tona kryeministrin dhe ministrat me te lumtur te cilët sigurisht as qe e kane idenë për këta hallexhinj te shumte qe rriten dita, ditës dhe jo rastësisht.

Shqiptaret vijnë ne renditje direkt pas sirianeve ne Europe qe janë duke kërkuar te qendrojne aty dhe te braktisin e atdheun e tyre; Sirianet ikin nga një vend i shkatërruar nga lufta dhe me mbi 500.000 viktima, por po shqiptaret pse kerkojne ta lene Shqipërinë?!

Cfare kane shqiptaret te perbashket me sirianet?

Ndoshta vetëm sepse këtu tek ne, pavarësisht gjithçkaje ndodh dhe shikon me sy e provon ne kurriz, nga ana tjetër sheh gjithmone ne ekran vetëm qeveri te lumtur!

Edhe kur ka përmbytje, apo tmerre atentate, tërmete, rrëzime pallatesh, dalin vazhdimisht ministra te lumtur qe thonë qe ne punuam shume me mire se c’punonin qeverite e shkuara te PD! Kete gje e ben me mire se ministrat, vete kryeministri Edi Rama te cilin duhet ta kete zili edhe vete Bashar All’Assad ne fjalimet e tij nje oreshe, para dite dhe mbasdite, nepermjet ERTV dhe rrjeteve televizive qe e trasmetojne live!

Bashar All Assad pas cdo sulmi te ushtrise se tij gjakatare me viktima te pafajshme dhe lumi gjaku, nuk ben gje tjeter vecse del ne konference shtypi dhe thurr lavdine e regjimit tij demokratik kunder terrorit islamik dhe popullit qe e mbeshtet ate!

Ketu tek ne shembulli me konkret eshte rasti i Beratit sot ku te vërteten e atyre banorëve që tentuan dy herë pa sukses të merrnin një shpjegim nga kryeministri, se perse janë përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike, Ai ua dha në një sallë të mbyllur, ku asnjë prej të pranishmëve nuk kishte ndonjë ankesë të tillë, për faktin e thjeshtë se të gjithë janë rrogëtarë shteti deri në nivelin më të lartë.

Praktikisht në një ambient komod larg jetes se vertete te qytetareve te varfer, Edi Rama u sqaroi efektet fort pozitive të skemës së re të ndihmës ekonomike pikërisht ministrave Peleshi, Klosi, Gjiknuri, Ahmetaj, Qato, Nikolla, kryebashkiakëve të qarkut Berat, si edhe drejtorëve te administratës se tij te mbytur me militante partie.

Ku te mos jene shqiptaret pas sirianeve ne rradhet e emigrimit…?!

PS: Fotot jane marre nga protesta e qytetareve te Beratit dhe salla ku kryeministri beri shpjegimet ndaj kerkesave te tyre pa pranine e te interesuarve!

Share: