Një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë protestuar paraditen e së shtunës përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë, që sipas deklaratës së vetë ministrit grek, Kotzias, do t’i jepte shtetit helen një zgjerim prej 12 miljesh në vijën e saj detare.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” apo “Atdheu në rrezik” kanë qenë disa nga parrullat që kanë shoqëruar thirrjet e protestuesve.
“Keta po na marrin pronen, po falin detin, por nuk mund te na marrin dot ne, pasi ne nuk do ta lejojme. Ne nuk veme autobuse si partite politike, ndaj shume nuk kane pasur mundesi te na bashkohen ne kete proteste, por ata jane me ne. Ne nuk do te na ndalin. Jo kesaj qeverie dhe ketyre zuzareve”- tha Aulon Kalaja iniciues i kesaj proteste qytetare dhe politike.