Skema e pensioneve që po aplikohet në Shqipëri, parashikon që pagat para dhe pas vitit 1994, të shumëzohen me një koeficent, në mënyrë që përfitimet për të moshuarit të jenë të larta.
Në këtë mënyrë një pagë e vitit 1993, shumëzohet me koeficentin 8.59.
Pra nëse në vitin 1993 keni patur një pagë 5 mijë lekë të reja, atëherë ajo shumëzohet me koficentin 8.59 dhe për llogaritjen e pensionit merret parasysh paga 43 mijë lekë të reja. Kjo bëhet që pagt e ulta në vitet e kooperativave bujqësore, por edhe deri në vitet 2000 të barazohen me pagat që janë sot.
Pra çdo pagë deri në viti 2013 shumëzohet me një koeficent. ‘Pagat para 1994-s bashkohen me pagën ose kontributin që ka derdhur secili. Për të llogaritur pensionin, të dyja periudhat(para dhe pas 1994-s) bashkohen dhe merret parasysh 1% e kontributit që është derdhur, shkruan shqiptarja.com.
Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.
Për efekt të llogaritjes së pensioneve, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës”, – përcakton ligji për sigurimet shoqërore.
Koeficientët për pagat para dhe pas 1994-së
Për pagat referuese, deri më 1.1.1994 8.59
Për pagat e vitit 1994 8.59
Për pagat e vitit 1995 6.92
Për pagat e vitit 1996 5.37
Për pagat e vitit 1997 5.37
Për pagat e vitit 1998 4.48
Për pagat e vitit 1999 3.64
Për pagat e vitit 2000 3.31
Për pagat e vitit 2001 2.83
Për pagat e vitit 2002 2.62
Për pagat e vitit 2003 2.34
Për pagat e vitit 2004 2.13
Për pagat e vitit 2005 1.93
Për pagat e vitit 2006 1.76
Për pagat e vitit 2007 1.67
Për pagat e vitit 2008 1.48
Për pagat e vitit 2009 1.36
Për pagat e vitit 2010 1.30
Për pagat e vitit 2011 1.25
Për pagat e vitit 2012 1.20
Për pagat e vitit 2013 1.16
Për pagat pas vitit 2014 1.00
360grade.al